Një baba ka zbuluar mënyrën sesi mundi të humbiste 127 kiligram, pasi u frikësua se vajza e tij do të ishte pre e bulizmit ngaqë kishte babain e shëndoshë.
Karl Prodrik, 45 vjeç, nga Roçesteri i ShBA, pati një shtim të konsiderueshëm në peshë. Kjo si pasojë e konsumimit të sanduiçeve dhe ëmbësirave në stacionet e shërbimit të autostradës, ndërsa punonte si shofer për një kompani makinash.
Në moshën 33 vjeçare, Karl pa që linja e belit të zgjerohej në 162 cm ndërsa indeksi i masës së trupit të tij i përdorur për të matur një peshë të shëndetshme, u rrit në 62.5, në krahasim me limitin e rekomanduar të Shërbimi Kombëtar i Shëndetit prej 24.9.
Karl tha se pika e tij e kthimit erdhi ndërsa vajza e tij, Rubi, përgatitej të shkonte në shkollën fillore. I tmerruar se ajo do të ngacmohej për shkak të tij, ai vendosi që të binte menjëherë nga pesha.
Karl arriti të humbte 63.5 kilogramë në vetëm 10 muaj, pastaj u pasua me një anashkalim të stomakut, duke humbur 88.9 kilogramë.
‘’Kur vajza ime Rubi e cila tashmë është 13 vjeç do të fillonte shkollën, unë fillova të shqetësohem për peshën time’’, tha ai.
‘Unë nuk doja të bëhesha shkaku që ajo të ngacmohej nga të tjerët’.
‘Rubi nuk e kishte përmendur kurrë peshën time për mua, por unë nuk ndihesha rehat ta merrja atë nga shkolla në madhësinë që isha”. tha ai.
Karl është bërë një frekuentues i rregullt i palestrës, duke shkuar së paku pesë herë në javë dhe është vendosur të marrë pjesë në London Landmarks Half Marathon në Mars për të mbledhur para për aktivitetin Research Cancer, pasi humbi nënën e tij nga kjo sëmundje. /Gazeta Sinjali/