Alphonso Davies do të rikthehet për Bayern Munich kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve të mërkurën pas tre muajsh jashtë me një sëmundje të zemrës, transmeton Sinjali Sport.
Mbrojtësi i majtë kanadez u diagnostikua me një inflamacion të muskujve të zemrës, në janar pas kontraktimit të Covid-19.
Pas testeve mjekësore, Davies u lejua të rikthehet në stërvitje muajin e kaluar dhe tani është në radhë për të veshur fanellën e Bayernit për herë të parë që nga dhjetori.
Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, dha një përditësim mbi gjendjen fizike të Davies në një konferencë për shtyp të martën, duke u thënë gazetarëve: “Alphonso Davies do të jetë në skuadër dhe rezultatet e tij mjekësore nënkuptojnë se ai është liruar për të filluar. Ne do të marrim një vendim gjatë ditës. Në përgjithësi, jam i prirur ta kem atë në 11-shen fillestare”, u shpreh ai.
Davies nuk është paraqitur për Bayernin që nga ndeshja e fundit para pushimit dimëror kundër Wolfsburgut më 17 dhjetor.
Ai ka humbur 13 ndeshje në atë kohë duke qenë pothuajse gjithmonë i pranishëm gjatë pjesës së parë të sezonit.
Mbrojtësi i krahut ka lënë gjithashtu gjashtë ndeshje për Kanadanë, e cila mundi Xhamajkën 4-0 muajin e kaluar për të siguruar vendin e tyre në finalet e Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1986.