image U.d së Drejtorit të Policisë: Çdo ditë të vikendit nga 20 mijë mërgimtarë hyjnë në Kosovë

Kosovë

U.d së Drejtorit të Policisë: Çdo ditë të vikendit nga 20 mijë mërgimtarë hyjnë në Kosovë

news image

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se, numri i bashkatdhetarëve që po vinë në Kosovë për festa është shumë i madh, shkruan Gazeta Sinjali.

Mehmeti përmes një konference për media, bëri të ditur se, çdo ditë të vikendit nga 20 mijë bashkatdhetarë hyjnë në Kosovë.

Ka rritje të numrit të bashkatdhetarëve që po hyjnë në Kosovë. Çdo ditë vikendi nga 20 mijë bashkatdhetarë hyjnë në Kosovë, rreth 7 mijë e 500 hyjnë përmes aeroportit, ndërsa nga pikat tokësore nga Dheu i Bardhë hyjnë mbi 4 mijë qytetarë”, tha Mehmeti./Gazeta Sinjali/