Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj Brahim Hajvazit dhe Kadri Raqit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kanosur gazetarin, Vehbi Kajtazi.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Ndaj dy personave është caktuar masa e arrestit shtëpiak, kërkesa ka qenë për paraburgim nga prokuroria, nga gjykata i është caktuar arrest shtëpiak për një muaj për secilin veç e veç”, tha ajo.
Ajo për Sinjalin deklaroi se të shtunën me datë 18 dhjetor të dy personave iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Policia e Kosovës më 14 dhjetor, kishte identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se nëpër rrjetet sociale kanë kanosur gazetarin./GazetaSinjali/