image “Une t’kalli ty edhe shkollën”, nëna e një nxënësi kërcënon drejtorin e shkollës fillore në Gjakovë
[wp-story id="814678"]

Siguri

“Une t’kalli ty edhe shkollën”, nëna e një nxënësi kërcënon drejtorin e shkollës fillore në Gjakovë

news image

Konfliket e përleshjet në shkollat fillore e të mesme në vendin tonë nuk janë të rralla. Në shumicën e këtyre rasteve janë të përfshirë nxënësit, por ndodhë që edhe prindërit të kapen me mësimdhënësit apo zyrtarë të shkollave, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur në shkollën fillore “Zekiria Rexha” të Gjakovës, ku drejtori i shkollës ka denoncuar nënën e një nxënësi.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se e dyshuara B.M., e ka kërcënuar drejtorin iu drejtuar me fjalët “Unë t’kalli ty edhe shkollën”, pasi i njëjti ia kishte tërhequr vërejtjen fëmijës së saj.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia, duke e raportuar të dyshuarën, me ç’rast ka dhënë deklaratë para hetusve policorë.

Si rezultat i denoncimit të rastit, e dyshuara është shpallur në kërkim dhe ndaj saj është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”.

/GazetaSinjali/