Këngëtarja Elsa Lila ka paralajmëruar se së shpejti do të vij në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e njohur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Kujtojmë se pak kohë më parë Elsa Lila ka qenë pjesë e mediave italiane por edhe shqiptare pas lajmit të arrestimit të saj si e përfshirë në një grup shqiptar të trafikimi të lëndëve narkotike.
Pasi u mbajt pak kohë në qeli për shkak të hetimeve, si përfundim autoritetet policore italiane njoftuan se këngëtarja shqiptare nuk kishte lidhje me akuzat që rëndonin mbi të.
“Falemnderit te gjitheve per mbeshtetjen!Ju dua dhe me mungoni.Shihemi shpejt ne Shqiperi!”- shkruan Elsa Lila.