Një aksident ka ndodhur sot në mesditë, në Kamenicë, në rrugën “Sylë Zarbinca”, në drejtim të fshatit Stezovce.
Deri te aksidenti erdhi, ngaqë 20-vjeçari i cili po drejtonte një motoçikletë, ka bërë tejkalim të papërshtatshëm me kushtet në rrugë dhe si pasojë është aksidentuar me një veturë tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit brenda emergjencës në Gjilan, bëjnë të ditur se 20-vjeçari, ka pësuar lëndime, por që gjendja e të njëjtit është stabile dhe se është liruar në shtëpi.
Në 24 orët e fundit në Kosovë, sipas Policisë, janë shkaktuar 46 aksidente me dëme materiale, ndërsa me të lënduar 24.