image Tym i zi nga termocentralet, banorët zgjohen të shqetësuar

Kosovë

Alarmante/ Tym i zi nga termocentralet, banorët zgjohen të shqetësuar

news image

Banorët e Obiliqit me rrethinë janë zgjuar sot të shqetësuar nga gjendja alarmante e ndotjes së ajrit.

Tymi i zi i shkaktuar nga oxhaqet e Termocetraleve të Kosovës ka krijuar re të zeza mbi këtë zonë, duke kërcënuar seriozisht shëndetin e banorëve.

Ky “vrasës i heshtur” po vazhdon të jetë i pranishëm qe disa ditë duke shqetësuar banorët e Obiliqit me rrethinë.

Banorët kanë ndarë këtë shqetësim duke dërguar foto nga vendi i ngjarjes në redasinë e Gazetës Sinjali.

Ata apelojnë tek autoritetet qendrore dhe lokale për ndërmarrjen e masave për përmirësimin e gjendjes./ Gazeta Sinjali/