Banorët e Obiliqit me rrethinë janë zgjuar sot të shqetësuar nga gjendja alarmante e ndotjes së ajrit.
Tymi i zi i shkaktuar nga oxhaqet e Termocetraleve të Kosovës ka krijuar re të zeza mbi këtë zonë, duke kërcënuar seriozisht shëndetin e banorëve.
Ky “vrasës i heshtur” po vazhdon të jetë i pranishëm qe disa ditë duke shqetësuar banorët e Obiliqit me rrethinë.
Banorët kanë ndarë këtë shqetësim duke dërguar foto nga vendi i ngjarjes në redasinë e Gazetës Sinjali.
Ata apelojnë tek autoritetet qendrore dhe lokale për ndërmarrjen e masave për përmirësimin e gjendjes./ Gazeta Sinjali/