image Twitter përshëndet të gjithë, kështu i reagojnë WhatsApp dhe Instagram

Aplikacione

Twitter përshëndet të gjithë, kështu i reagojnë WhatsApp dhe Instagram

news image

Pasi që Facebook, Instagram dhe Whatsapp ranë nga sistemi, i gjithë komunikimi është zhvendosur në Twitter.

Kështu, Twitter ka vendosur që të bëjë një “cicërimë”, duke përshëndetur të gjithë.

“Përshëndetje, me të vërtetë, të gjithëve”, ka shkruar Twitter.

Në këtë “cicërimë”, kanë reaguar edhe dy rrjetet sociale që bashkë me Facebook-un vazhdojnë të mbesin jashtë sistemit.

“Përshëndetje”, kanë shkruar nga Whatsapp, ndërsa “Përshëndetje dhe urime të hënën”, shkruan nga Instagram./Gazeta Sinjali/