image Turqit krijojnë labirint për ta kaluar rrugën e mbuluar me borë

Botë

Turqit krijojnë labirint për ta kaluar rrugën e mbuluar me borë

news image

Turqia për ditë me radhë është ballafaquar me reshje të mëdha të borës, por edhe me vështirësi të qarkullimit në shumë zona, si pasojë e sasisë së madhe të borës, e cila ka shkuar deri në disa metra.

Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, nga një media turke shihen dy gra të cilat e kanë një qenë dhe kanë vështirësi për të qarkulluar si pasojë e dëborës.

Aty është hapur një tunel dhe gratë janë duke u munduar të dalin, njëra prej tyre shihet se është edhe me një thes nga materiali i llastikut, duke rrëshqitur kalon nga ajo zonë.

Ngjarja ka ndodhur në rrethin e Ovacikut.

Për më shumë shikoni, videon më poshtë:

/GazetaSinjali/