Vedat Muriqi i cili po kalon në një formë të jashtëzakonshme në klubin turk, Fenerbahçe, edhe mbrëmë shënoi një gol në ndeshjen derbi kundër Basaksehirit, ndeshje kjo që u fitua nga skuadra e Vedat Muriqit me rezultat, 2:0.
Sot, Muriqi publikoi disa fotografi të ndeshjes në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, aq sa u ”mbyt” me komente pozitive nga më të ndryshmet.
“Të dua shumë”, “Mbret”, “Vëllau im” ishin disa nga komentet më të shpeshta nga tifozët e ekipit turk, Fenerbahçe. /Gazeta Sinjali/