Autoritetet e ishullit turk të Büyükada kanë vrarë 81 kuaj pas shpërthimit të një sëmundje -gjëndre vdekjeprurëse.
Sëmundja prek gjithashtu gomarë dhe mushka, dhe një karantinë është vendosur për të parandaluar ardhjen në dhe nga ishulli për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, raporton AP.-
Kryetari i ishullit, i vendosur afër Stambollit, tha që nuk raportohet për të infektuar në mesin e njerëzve.
Kuajt në ishull përdoren për tërheqje të karrocave, pasi makinat dhe automjetet janë të ndaluara.
Përndryshe, Turqia po mendon të vendosë një ndalim për karrocat e tërhequra nga kuajt mes raporteve se dhjetëra kuaj kanë ngordhur si rezultat i një trajtimi të dobët nga pronarët.
Büyükada është një nga nëntë ishujt e vegjël të quajtur Ishujt Princeshë, dhe është shumë i njohur për turistët. /Gazeta Sinjali/