image Turqia vendos masa të reja për të luftuar COVID-19

Turqia vendos masa të reja për të luftuar COVID-19

news image

Autoritetet turke vendosën masa të reja izoluese për të ndaluar përhapjen e shpejtë të pandemisë së COVID-19.

Në 31 qytete të ndryshme është ndaluar qarkullimi i makinave private ndërkohë që transporti publik vijon normalisht.

Shkollat janë mbyllur të gjitha, fluturimet thuajse janë pezulluar të gjitha ndërsa tubimet me shumë njerëz janë ndaluar.

Gjithashtu të gjithë qytetarët duhet që të vendosin maska në vende publike dhe markete si dhe në vendin e tyre të punës.

Por shumë mjekë dhe politikanë shprehen të pakënaqur me masat e ndërmarra nga Presidenti Erdogan duke u shprehur se janë të pamjaftueshme.

“Nga të dhënat e regjistruara nga ne, rreth 1.1 milion qytetarë përdorin transportin publik për të shkuar në punë çdo ditë. Nuk është normale” – shprehet një prej politikanëve opozitar Ekrem Imamoglu për BBC.

Deri më tani, qeveria nuk ka vendosur për izolimin total të vendit ashtu siç kanë bërë dhe shtete të tjera evropiane.

Nga statistikat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, numri i të prekurve në Turqi po rritet me ritme të shpejta.

Deri ditën e djeshme, në vend janë regjistruar 27,000 persona pozitiv me COVID-19 ndërkohë që 574 kanë humbur jetën. /Gazeta Sinjali/