Turqia e ka akuzuar Bashkimin Evropian për tradhti, hipokrizi dhe koprraci për shkak të dështimit të respektimit të marrëveshjes për ndaljen e valëve të refugjatëve sirianë drejt Evropës.
Anipse, sipas ambasadorit turk në Mbretërinë e Bashkuar, Ümit Yalçın, Ankaraja kishte kërkuar përkrahje nga Britania dhe aleatët e tjerë të NATO-s për ta forcuar bashkëpunimin me Turqinë kundër regjimit sirian.
Këto deklarata, diplomati turk i bëri pas paralajmërimit që ministri i jashtëm i Britanisë, Dominic Raab, do ta vizitojë kryeqytetin turk për bisedime me homologun e tij në lidhje me krizën në Siri.
Yalçin e mirëpriti përkrahjen e Britanisë pas vrasjes së më shumë se 30 ushtarëve turq në Siri nga forcat e Asadit-.
“Kjo është një qasje shumë e rëndësishme dhe shumë domethënëse, shfaqje e solidaritetit dhe miqësisë”, tha ai për “Sky News” në një intervistë që u zhvillua në Ambasadën e Turqisë në Britaninë e Madhe.
Kurse, sa i perket Bashkimit Evropian, ambasadori turk tha se nuk kanë bërë asgjë.
“Ne i kemi përmbushur zotimet tona dhe ata nuk kanë bërë asgjë. Për këtë arsye, mjaft është mjaft. Jemi të stërngarkuar. Nuk mund t’i kontrollojmë miliona njerëz”, tha ambasadori turk./Gazeta Sinjali/