image Turqia shqetësohet që Serbia do të hapë ambasadë në Jerusalem: Respektojeni rezolutën e OKB-së

Rajon

Turqia shqetësohet që Serbia do të hapë ambasadë në Jerusalem: Respektojeni rezolutën e OKB-së

news image

Turqia shprehu “shqetësim të thellë” për vendimin e Serbisë për të zhvendosur ambasadën e saj nga Izraeli në Jerusalem.

“Ne jemi tejet të shqetësuar nga vendimi i Republikës së Serbisë që të vendosë ambasadën e saj në Izrael, në Jerusalem”, thuhet në reagimin e Turqisë.

Në reagimin e Ministrisë së Jashtme turke përmendet se aneksimi i Jerusalemit nga Izraeli u refuzua nga bashkësia ndërkombëtare dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

“Është theksuar në mënyrë të përsëritur në rezoluta të ndryshme të OKB-së se çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm me krijimin e një shteti të pavarur dhe sovran të Palestinës, mbi bazën e kufijve të 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.”

Sipas Turqisë, çdo vend që lëviz ambasadën e tij në Jerusalem do të bënte shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të respektojnë rezolutat e KB të miratuara për këtë çështje, të respektojnë statusin historik dhe ligjor të Jerusalemit dhe të përmbahen nga hapat që do ta bëjnë zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez edhe më të vështirë”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë me shkrim.

Përgjigja e Turqisë erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të premten se Serbia pranoi të zhvendoste ambasadën e saj në qytetin e kontestuar në korrik.

Udhëheqësit serbë dhe kosovarë u takuan në një dialog dy-ditor të sponsorizuar nga SHBA-ja në Washington, ku ata rënë dakord për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Serbia dhe Kosova nënshkruan marrëveshje të veçantë me SHBA në të cilat Serbia ra dakord të zhvendoste ambasadën e saj në Jerusalem. Kosova dhe Izraeli ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vendosin lidhje diplomatike.

Serbia gjithashtu ra dakord të hapë një zyrë tregtare në Jerusalem në shtator./Gazeta Sinjali/