image Turqia rrëzon aeroplanin e Sirisë në Idlib, reagon presidenca ruse

Botë

Botë/ Turqia rrëzon aeroplanin e Sirisë në Idlib, reagon presidenca ruse

news image

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se ka rrëzuar një aeroplan të Sirisë mbi Idlib.

Ushtria turke tha se si pjesë e operacionit të suksesshëm të ‘mburojës pranverore” (në Idlib) u rrëzua një aeroplan ushtarak i regjimit sirian L-39.

Televizioni shtetëror sirian e konfirmoi informacionin. Sidoqoftë, të gjithë sytë i janë drejtuar Moskës pasi regjimi i presidentit sirian Bashar Al- Assad është në koalicion me Rusinë.

Për shkak të situatës në Idlib, udhëheqësit turq dhe rus janë vënë “në akull të hollë” pasi konflikti kërcënon të përshkallëzohet në çdo moment. Kjo është pikërisht arsyeja pse presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan) udhëton në Moskë këtë javë për të provuar të “qetësojë situatën” me presidentin rus Vladimir Putin.

Ndërkohë Kremlini tha që Moska dhe Ankaraja ishin të afta të zvogëlonin rrezikun e konfliktit të armatosur në Idlib.

“Shpresojmë të zvogëlojmë rrezikun pasi ushtritë e të dy vendeve mbajnë kontakte të ngushta”, tha zëdhënësi i presidencës ruse Dmitry Peskov duke iu përgjigjur gazetarëve në lidhje me mundësinë e një konfrontimi të armatosur midis Rusisë dhe Turqisë në Idlib.

Ndryshe, Turqia të dielën e filloi operacionin “Mburoja e Pranverës” në Idblib pas sulmit vdekjeprurës ndaj ushtarëve turq nga forcat siriane në orët e vona të së enjtes.

Në këtë sulm mbetën të vrarë 34 ushtarë turq dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.

Pas këtij sulmi, presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka marrë vendim që t’ua hapë dyert drejt BE-së refugjatëve sirianë, duke u arsyetuar se Turqia nuk mund ta përballojë valën e re të imigrantëve që po largohen nga Siria./GazetaSinjali/