image Turqia rikthen traditën blej një bukë paguaj dy, edhe për të varfërin

Botë

Turqia rikthen traditën blej një bukë paguaj dy, edhe për të varfërin

news image

Në Turqi ekziston një traditë e hershme me rrënjë fetare se si mund të ndihmohen të varfërit.

Dikush shkon në dyqanin e bukës dhe paguan për dy bukë por merr vetëm një. Buka e dhuruar ruhet në një seksion të veçantë.

Ata që kanë nevojë shkojnë në dyqan dhe pyesin nëse ka bukë të dhuruar dhe e marrin atë falas.

Kjo traditë quhet “askida ekmek” dhe historianët besojnë se e ka zanafillën në periudhën e Perandorisë Osmane.

Ata shpjegojnë se buka është simbol i urisë, ndaj dhe personat që kanë nevojë mund të shkojnë e të marrin atë falas.

Por gjithsesi nuk dihet ende se si ka filluar kjo traditë. Gjatë viteve të fundit edhe shumë shtete evropiane kanë vendosur në zbatim një traditë të tillë.

Si shembull, disa qytete në Itali e zbatojnë këtë traditë por me anë të kafesë. Merr një e paguaj dy, një për dikë që kë nevojë.

Madje në disa qytete, shumë furra buke varin qese me bukë që ngelen në fund të ditës nëpër pemë e gardhe shtëpish, në mënyrë që personat në nevojë t’i marrin ato. /Gazeta Sinjali/