Mbi 100 mijë raste të reja më koronavirus janë regjistruar brenda një dite në Turqi.
Ministria e Shëndetësisë në Turqi ka bërë të ditur se në 24 orëve të fundit ka regjistruar 198 vdekje për shkak të infektimit me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se, “rreth 84% e personave të moshës 18-vjeç e lart në popullsinë e saj prej 84 milionë banorësh janë vaksinuar plotësisht. Ndërsa varianti Omicron mbetet mbizotërues në vend”.
Së bashku me vaksinat BioNTech/Pfizer dhe Sinovac, Turqia po përdor gjithashtu vaksinën Turkovac të prodhuar në vend, por shoqatat e mjekëve kanë akuzuar se shumë pak të dhëna për Turkovac janë vënë në dispozicion të publikut. /GazetaSinjali/