image Turqia regjistron 126 viktima në 24 orët e fundit, ky është bilanci i fundit

Botë

Turqia regjistron 126 viktima në 24 orët e fundit, ky është bilanci i fundit

news image

Turqia regjistroi 126 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1.769.

”Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirus është rritur në 78.546, pasi 4.353 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë në virusin”, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, pas një takimit të Bordit Shkencor mbi Koronavirusin.

”Deri më tani, gjithsej 8.631 pacientë janë shëruar dhe liruar nga spitalet”, shtoi Koca.

Aktualisht në njësitë e kujdesit intensiv ndodhen 1,845 pacientë. /Gazeta Sinjali/