Turqia regjistroi 126 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1.769.
”Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirus është rritur në 78.546, pasi 4.353 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë në virusin”, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, pas një takimit të Bordit Shkencor mbi Koronavirusin.
”Deri më tani, gjithsej 8.631 pacientë janë shëruar dhe liruar nga spitalet”, shtoi Koca.
Aktualisht në njësitë e kujdesit intensiv ndodhen 1,845 pacientë. /Gazeta Sinjali/