image Turqia pritet të marrë kontrollin e aeroportit në Kabul

Botë

Turqia pritet të marrë kontrollin e aeroportit në Kabul

news image

Turqia pritet të marrë kontrollin e aeroportit të Kabulit, pasi që një gjë të tillë ia kanë kërkuar vetë talebanët presidentit turk.

“Talebanët i kanë kërkuar Turqisë të drejtojë aeroportin e Kabulit me kusht që të ruajë kontrollin e sigurisë atje”, tha Rexhep Tajip Erdogan.

Ai shtoi se do të merrte një vendim nëse Turqia mund të drejtonte apo jo aeroportin sapo të mbizotërojë qetësia, raporton BBC.

Megjithatë, është dukur gjithnjë e më pak e mundshme që Turqia të pranojë ta bëjë këtë që nga e mërkura, kur filloi të tërheqë afërsisht 500 trupat e saj jo luftarake nga Afganistani. /GazetaSinjali/