Lira turke mund të përballet me një rënie të fuqishme prej 15 për qind pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka pushuar nga puna Drejtorin e Bankës Qendrore, Naci Agbal, disa ditë pas rritjes së normave të interesit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.
Ky vendimi i Erdoganit për largimin dhe zëvendësimin e tij me një militant, i cili është cilësuar si një vendim i keq sa Brex-it, ka shokuar investitorët globalë.
Vetë presidenti turk, mbështet ekstremisht ruajtjen e një tradite edhe në ekonomi, ku sipas tij, rritja e normave të interesit ndalon inflacionin me dy shifra. Për 2 vite ka hequr 3 guvernatorë nga Banka Qendrore.
Sipas ekonomistëve, me hapjen e tregjeve ditën e hënë, Lira do të ketë rënie pasi u godit kredibiliteti i bankës.
Vendimi i guvernatorit të larguar rriti normat e interesit me 200 pikë, stimuloi inflacionin në 16% dhe dha mbështetje për monedhën vendase.
Ekspertët thonë se Erdogan tregoi dhe njëherë natyrën e egër të Turqisë, sidomos në lidhje me paratë.
Mungesa e pavarësisë monetare që ka mbajtur inflacionin në nivele të larta me dy shifra, ka zhvlerësuar Lirën pothuajse në 50% që nga viti 2018.
Diçka e tillë do të sjellë stimulim nga qeveria me norma të ulëta, duke u shtuar më shumë presion ndaj monedhës vendase dhe duke tkurrur ekonominë.
Turqia parashikohet të ketë probleme me pagesat tashmë. Erdogan e vendosi Agbal në krye të Bankës Qendrore për politika moderne të tregjeve ekonomike, por vetë ai kërkonte norma të ulëta interesi dhe anashkalonte stabilitetin e çmimeve./Gazeta Sinjali/