image Turqia po negocion me Gjermaninë për prodhimin e përbashkët të vaksinave antiCOVID

Evropë

Turqia po negocion me Gjermaninë për prodhimin e përbashkët të vaksinave antiCOVID

news image

Turqia është në bisedime me Gjermaninë për prodhimin e përbashkët të një vaksine të re të koronavirusit, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në Stamboll.

Në negociatat tona me Gjermaninë, është gjithashtu çështja e prodhimit të përbashkët të vaksinës. TUBITAK (Këshilli Shkencor dhe Teknologjik i Kërkimit Turk) vazhdon të punojë për këtë çështje”, u citua Erdogan.

Javën e kaluar, Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se vendi i tij dhe firma gjermane BioNTech kishin arritur një marrëveshje që 550 mijë doza fillestare të vaksinës Pfizer-BioNTech do të dërgohen në vend më së voni në fillim të vitit 2021, raporton aa, transmeton Gazeta Sinjali.

Koca tha se 4.5 milionë doza të vaksinës do të dërgohen në Turqi deri në fund të marsit të 2021, sipas marrëveshjes. Turqia mund të ketë qasje në 30 milionë doza si pjesë e marrëveshjes, shtoi ai.

Presidenti Erdogan theksoi se Turqia ka bërë përparim në prokurimin e vaksinave, duke shtuar se rreth tre milionë doza janë dorëzuar në vend dhe se këto përpjekje do të vazhdojnë./Gazeta Sinjali/