image Turqia pajiset me dron me mitraloz, shkrep 15 plumba në breshëri

Botë

Foto/ Turqia pajiset me dron me mitraloz, shkrep 15 plumba në breshëri

news image

Turqia do të jetë klienti i parë që do blejë një dron të ri ushtarak, i cili do të ketë edhe një mitraloz. Kjo pajisje mund të lëshojë 15 plumba me një të shtëna të vetme.

Sipas një raporti në “New Scientist”, droni do të jetë në gjendje të godasë vende të vogla prej rreth 15 centimetrash, nga një distancë deri në 200 metra.

Droni që peshon rreth 25 kilogramë, i quajtur Songar, do të jetë në gjendje të udhëtojë deri në gjashtë milje në lartësi dhe deri në 3 kilometra mbi tokë.