image Turqia nuk do të tërhiqet nga Idlibi i Sirisë

Botë

Siguri/ Turqia nuk do të tërhiqet nga Idlibi i Sirisë

news image

Turqia nuk e ka në plan të tërheqë trupat nga pikat e vëzhgimit, në rajonin e Idlibit në Siri, edhe pse tre nga këto pika gjenden në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters, e cila thirret në burime brenda institucioneve turke të sigurisë.

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, ka kërcënuar se do të zmbraps trupat siriane në Idlib, nëse nuk u tërhiqen deri në fund të muajit.

Deklarata e tij u bë pasi tetë ushtarë turq u vranë nga bombardimet e forcave qeveritare siriane, më 3 shkurt.

Forcat e presidentit Bashar al –Asad po bëjnë përpjekje për të kthyer kontrollin në rajonin e Idlibit dhe disa pjesë të Alepos.

Këto rajone janë territoret e fundit në të cilat kanë ende kontroll rebelët anti-qeveritarë, të cilët gëzojnë mbështetjen e Turqisë.

Rusia dhe Irani kanë mbështetur forcat e Assadit në konfliktin sirian.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka thënë të martën homologut të tij rus, Vladimir Putin se Ankaraja do të përgjigjet “ashpër” nëse do të ketë një tjetër sulm sirian.

Në Turqi gjenden rreth 3.5 milionë refugjatë sirianë. Ankaraja ka frikë se mund të ndodhë një fluks tjetër i refugjatëve pas përshkallëzimit të dhunës në Idlib. /Gazeta Sinjali/