image Turqia nis tërheqjen e anijeve luftarake nga Egjeu

Evropë

Turqia nis tërheqjen e anijeve luftarake nga Egjeu

news image

Turqia ka vendosur të ndryshojë pozicionin e saj në Egje.

Raportohet se anijet luftarake janë larguar nga Egjeu, çka konsiderohet si një shenjë e përshkallëzimit të tensionit të krijuar pas lëshimit të NAVTEX turke.

Më herët Rexhep Tajip Erdogan, lëshoi kërcënime në të gjitha drejtimet.

“Ose dilni në fushë ose nëse nuk keni një qëllim të tillë, filloni negociatat sa më shpejt të jetë e mundur, ” tha Erdogan, duke theksuar se “ne nuk kemi aspirata për tokë, det dhe burime natyrore, por ne nuk lejojmë askënd të cënojë interesat dhe të drejtat tona “.

Duke komentuar reagimet e ndërkombëtarëve, Erdogan tha se zhurma e këtyre vendeve ditët e fundit nuk lidhet as me Hagia Sofia dhe as Mesdheu Lindor, por me ekzistencën e popullit turk dhe muslimanëvë në këtë gjeografi. /Gazeta Sinjali/