image Turqia nis aeroplanin në Kinë për t'i evakuuar shtetasit turq, mesin e tyre ka edhe shqiptarë

Rajon

Koronavirusi/ Turqia nis aeroplanin në Kinë për t’i evakuuar shtetasit turq, mesin e tyre ka edhe shqiptarë

news image

Një aeroplan mallrash turk do të niset sot për në Kinë për të transportuar qytetarët e Turqisë dhe vendet e tjera të afërta nga qyteti Wuhan, vendi ku shpërtheu virusi vdekjeprurës.

Avioni i ngarkesave do të niset nga Aeroporti Ushtarak i Etimesgut të Ankaras për të evakuuar 34 shtetas turq si dhe disa shtetas shqiptarë, gjeorgjianë dhe azerbajxhanas, transmeton Gazeta Sinjali.

Avioni do të transportojë njerëzit e bllokuar në Wuhan me kërkesën e tyre për t’u kthyer në Turqi pas shpërndarjes së koronavirusit.

Në bordin e avioni turk, me iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë, do të bashkohet edhe personeli shëndetësor  të cilët kanë përvojë me sëmundje infektive./Gazeta Sinjali/