image Turqia ndërprenë bisedimet me Greqinë

Evropë

Turqia ndërprenë bisedimet me Greqinë

news image

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi të mërkurën se Turqia do t’i ndalë bisedimet me Greqinë, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjeve me kryeministrin grek.

Për këtë sipas Erdoganit Ankaraja e quan shkelje të hapësirës ajrore, duke shënuar kështu përkeqësimin më të fundit në marrëdhëniet e sprovuara të dy shteteve fqinje.

“Ne nuk do të mbajmë më takime bilaterale me ta,” tha presidenti në një fjalim për grupin e tij parlamentar në Ankara.

“Ne kishim një marrëveshje të këshillit të lartë strategjik me Greqinë, por njoftova dje ministrin e jashtëm se nuk i qëndrojmë më kësaj marrëveshjeje”, shtoi Erdogan.

Vitin e kaluar, pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, dy anëtarët e NATO-s rifilluan bisedimet për të adresuar mosmarrëveshjet e tyre në Detin Mesdhe dhe çështje të tjera dypalëshe. Bisedimet kanë bërë pak përparim dhe vendet kanë shkëmbyer shpesh herë akuza ndaj njëri tjetrit.

Vendet kanë pasur prej kohësh mosmarrëveshje për një sërë çështjesh si kufijtë detarë, pretendimet kufijtë detarë, hapësirën ajrore, refugjatët dhe Qipron.

Tensionet u rritën përsëri javën e kaluar kur Erdogan tha se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis “nuk ekziston më” për të, duke e akuzuar se po bënte përpjekje për të bllokuar shitjen e avionëve luftarakë amerikanë F-16 gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara./REL/

/GazetaSinjali/