image Turqia kryen më shumë se 20 sulme ajrore mbi Sirinë

Botë

Turqia kryen më shumë se 20 sulme ajrore mbi Sirinë

news image

Sulmet ajrore turke, kanë goditur disa qytete në Sirinë veriore, duke përfshirë qytetin Kobane. Kjo është konfirmuar nga forcat e udhëhequra nga kurdët dhe një grup i monitoruesve britanez.

Këto sulme kanë ardhur disa ditë pasi Ankaraja, ka fajësuar Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, për sulmin me bombë që la të vdekur gjashtë persona në qendër të Stambollit.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane, Farhad Shami, tha se qyteti i cili mposhti ISIS-in, po i nënshtrohet bombardimeve nga avionët e pushtimit turk.

Kobane, një qytet me shumicë kurdë në Sirinë veriore pranë kufirit turk, u pushtua nga grupi i Shtetit Islamik në fund të vitit 2014, megjithëse luftëtarët kurdë i dëbuan ata në fillim të vitit të 2015.

Si PKK ashtu edhe YPG kanë mohuar çdo përfshirje në sulmin e Stambollit, në të cilin u vranë gjashtë persona. Por ministri i brendshëm turk, Süleyman Soylu, ka thënë se Ankaraja beson se urdhri për sulmin është dhënë nga Kobane.

/GazetaSinjali/