image Turqia konfirmon rastin e parë me koronavirus,"izolohet pacienti, familja dhe kontaktet"

Rajon

Rajoni/ Turqia konfirmon rastin e parë me koronavirus,”izolohet pacienti, familja dhe kontaktet”

news image

Autoritetet turke kanë konfirmuar rastin e parë të infektuar me koronavirus.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se i prekuri i parë nga ky virus është një burrë i cili ishte kthyer nga Evropa.

“Një qytetar mashkull u testua pozitiv për koronavirusin në mbrëmje. Individi i infektuar u kthye nga Evropa”, tha Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një konferencë për shtyp në kryeqytet, Ankara.

Koca tha se gjendja e pacientit është stabile, derisa njoftoi se po mbikëqyren edhe personat me të cilët ka pasur kontakt.

“Ai është izoluar plotësisht. Gjendja e përgjithshme e pacientit është e mirë. Të gjithë anëtarët e familjes së tij dhe ata që ranë në kontakt me të janë nën mbikëqyrje”, shtoi ai.

Sipas ministrit nuk ky është rasti i vetëm i prekur me koronavirus. Andaj, sipas tij, nuk mund të konsiderohet si një epidemi.

“Koronavirusi nuk është më i fortë se masat që do të marrim. Një pacient i karantizuar nuk mund të kërcënojë shoqërinë. Ju lutemi mos shkoni jashtë vendit, përveç nëse është e detyrueshme. Ne duhet të ndjekim udhëzimet e ministrisë për ruajtjen kundër koronavirusit,” tha ai.

“Turqia e planifikoi luftën e saj kundër koronavirusit dhe do të luftojë në shkallë vendi kundër këtij problemi global.”

Turqia muajin e kaluar mbylli kufirin e saj me Iranin, i cili u godit rëndë nga virusi, dhe anuloi të gjitha fluturimet në vend.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, ‘shpërtheu’ për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan, Kinë.

Numri global i vdekjeve nga koronavirus tani është mbi 4 mijë e 260, me më shumë se 118 mijë e 100 raste të konfirmuara, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Virusi është përhapur në gjashtë kontinente dhe  në më shumë se 100 vende./Gazeta Sinjali/