Ministri i Jashtëm i Turqisë ka biseduar me homologët e tij nga Finlanda dhe Suedia.
Kjo bisedë vjen pas raporteve, që Turqia mund të mos miratojë shpejt anëtarësimin e shteteve nordike në NATO.
Macrin Zaborowski, drejtori i politikave për të ardhmen e programit të sigurisë në GLOBSEC, tha se ka të ngjarë që Turqia të dojë lëshime nga NATO në mënyrë që t’u japë dritën jeshile dy anëtarëve të rinj.
Turqia thotë se ka shqetësime për terrorizmin në Finlandë dhe Suedi dhe se nuk po kërkon ndikim mbi organizatën, shkruan skynews.
Ministri i Jashtëm kërkon gjithashtu, heqjen e ndalimeve të eksportit në Turqi.
Finlanda ka njoftuar se do të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n dhe Suedia pritet të ndjekë shembullin.