image Turqia heq vizat për shtetet e zonës Shengen

Politikë

Rajon/ Turqia heq vizat për shtetet e zonës Shengen

news image

Turqia, e cila njihet  si vend turistik, ka hequr rregullat e tanishme për viza, për anëtarët e zonës Shengen të Bashkimit Evropian, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur ministria e Punëve të Jashtme në Ankara, dhe ky shfuqizim i vizave vlen për Austri, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Poloni si dhe për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar.

“Që nga 2 Mars 2020, Turqia ka vendosur të përjashtojë kërkesat për viza për anëtarët e zonës Shengen të Bashkimit Evropian, Austri, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Poloni si dhe qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar për udhëtime turistike në Turqi për çdo 90 ditë brenda periudhës 180 ditore’’, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre, ky hap synon rritjen e potencialit të turizmit me këto vende, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare, ekonomike dhe kulturore./Gazeta Sinjali/