Një tjetër tërmet me 3.9 shkallë rihteri ka goditur para disa minutave shtetin e Turqisë, përkatësisht provincën Elazig.
Pas këtij tërmeti pati edhe dy lëkundje të tjera me shkallë rihteri 3.3, raporton Gazeta Sinjali.
Kujtojmë se më 24 janar të këtij viti, një tërmet me 6.8 shkallë rihteri ka goditur provincën Elazig, ku la të vdekur 41 persona./Gazeta Sinjali/