23 njerëz u lënduan sot pasi një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë perëndimore.
Nga ky tërmet që ishte i fuqishëm, 6 ballë sipas shkallës Rihter u dëmtuan edhe shumë shtëpi.
Një numër shtëpish janë dëmtuar gjithashtu në qytetin fqinj, Tutluka, aty nuk u raportua për të lënduar.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte në qytetin Bozkurt, në provincën Denizli, njoftoi Divizioni i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Tërmeti ndodhi në ora 14:25 pasdite, sipas kohës lokale.
Në Turqi, tërmetet janë të shpeshta, dhe në vitin 1999 në veri-perëndim të vendit, nga një tërmet 7.4 ballë të Rihterit humbën jetën mbi 17 mijë njerëz./Sinjali/