Një tërmet i fortë i magnitudës 5.6 është regjistruar pak çaste më parë në perëndim të Turqisë.
Me epiqendër 94 kilometra në verilindje të Izmirit dhe 16 kilometra nga Kirkangac, tërmeti ka qenë në një thellësi prej 8.5 kilometrash. Paraprakisht nuk ka të dhëna për dëme.
Qytetarët i ka kapur paniku dhe sipas medieve turke ata kanë dalur nëpër rrugë për vetmbrojtje./ Gazeta Sinjali/