image Turqia goditet nga dy tërmete/ Pamje kur njerëzit dalin me vrap nga dyqanet

Evropë

Turqia goditet nga dy tërmete/ Pamje kur njerëzit dalin me vrap nga dyqanet

news image

Turqia sot është goditur nga dy tërmete ku është krijuar panik te qytetarët.

Në disa pamje të publikuara në rrjete sociale në momentin e rënies së tërmetit shihen njerëzit duke dalë me vrap nga dyqanet.

Njëri tërmet ishte me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter dhe është regjistruar në zonën e Duzce, në një thellësi prej 7.9 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 200 kilometra larg Stambollit, pasuar nga një seri tërmetesh pak më të dobëta, por ende të forta, me magnitudë 4.9 dhe 5 të shkallës Rihter. /GazetaSinjali/