image Turqia e deklason Gjibraltarin, Norvegjia barazon me Letoninë

Futboll

Turqia e deklason Gjibraltarin, Norvegjia barazon me Letoninë

news image

Kombëtarja e Turqisë me lehtësi ka shënuar fitore me rezultat 6:0 ndaj modestëve të Gjibraltarit. 

Olivero në minutën e 22-të përjashtohet me karton të kuq duke e lënë me një lojtar me pak Gjibraltarin.

Golat u shënuan nga Akturkoglu (11′), Dervisoglu (38′ e 41′), Demiral (65′), Dursun (81′) e Muldur (85′).

Në Grupin G të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, Holanda kryeson me 19 pikë, pasojnë Turqia me 18, Norvegjia 18 dhe Gjibraltari është në fund me 0 pikë.

Norvegjia dëshpëron të gjithë në stadiumin “Ulleval” të Oslos.

Norvegjezët ndahen baras (0:0) me Letoninë, në kuadër të xhiros së nëntë të Grupit G të Kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Në minutën e 80-të, futbollisti Mohamed Elyounoussi realizoi për norvegjezët por u anulua pas shikimit të VAR-it, pasi që ishte në pozitë jashtë loje. 

Në Grupin G të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, Holanda kryeson me 19 pikë, pasojnë Turqia me 18, Norvegjia 18, ndërsa Letonia të vendin e pestë me 6 sosh. /Gazeta Sinjali Sporti/