Turqia dhe Greqia bien dakord të përmirësojnë lidhjet mes konfliktit në Ukrainë.
Presidenti turk Tajip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kanë rënë dakord në bisedimet e së dielës për të përmirësuar lidhjet, pasi të dy kërkojnë stabilitet rajonal pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Pavarësisht mosmarrëveshjeve mes Turqisë dhe Greqisë, në takim u ra dakord që të mbahen të hapura kanalet e komunikimit dhe të përmirësohen marrëdhëniet dypalëshe”, thuhet në një deklaratë të presidencës turke, shkruan Al Jazeera.
Tutje thuhet se: “Turqia dhe Greqia kanë një përgjegjësi të veçantë në ndryshimin e arkitekturës së sigurisë evropiane pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës”.