image Turqia arreston një kurd të dyshuar për sulm me bomba

Botë

Turqia arreston një kurd të dyshuar për sulm me bomba

news image

Autoritetet turke kanë arrestuar një kurd sirian, anëtar i Njësisë së Sigurisë Kombëtare, të dyshuar për një sulm me makinë bombë në qytetin sirian Al-Bab, duke vrarë 18 njerëz dhe duke plagosur 30 të tjerë.

Ministria e Mbrojtjes tha se sulmi u krye nga luftëtarët kurdë sirianë në qytetin kufitar verior Al-Bab, i kapur nga forcat turke në ofensivën e vitit 2016.

Ankaraja i konsideron njësitë kurde një grup terrorist.

“Autori i sulmit u arrestua pas një operacioni të suksesshëm nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës,” tha ministria turke.

Turqia dhe aleatët e saj nga opozita siriane deri më tani kanë kryer tre sulme të veçanta në veri të Sirisë kundër Shtetit Islamik dhe milicisë kurde përgjatë kufirit të saj.

Ofensiva e fundit turke u dënua ashpër nga aleatët perëndimorë, të cilët thanë se sulmi mund të ndërhynte në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri, të cilën Ankaraja zyrtare e hodhi poshtë./Gazeta Sinjali/