image Turqia arreston mbi 200 protestues në Ditën e Punëtorëve, shkelën rregullat e mbylljes

Evropë

Turqia arreston mbi 200 protestues në Ditën e Punëtorëve, shkelën rregullat e mbylljes

news image

Policia turke ka arrestuar 212 persona të shtunën të cilët kishin dalë për të protestuar për Ditën e Punëtorëve, duke thyer kështu rregullat e mbylljes për shkak të pandemisë.

Turqia këtë javë ka nisur mbylljen e vendit për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19 e po ashtu edhe të rasteve me fatalitet.

Njësia Speciale e Policisë është detyruar të shtyhet me udhëheqësit e protestës dhe protestues të tjerë, para se t’i arrestonte ata në Stamboll.

Sipas autoriteteve qeveritare, kushdo që ka thyer rregullat e mbylljes dhe ka injoruar thirrjet për shpërndarje, është arrestuar.

Sipas mediave turke, një numër i madh i protestuesve janë arrestuar edhe në qytetin e Izmirit.

Turqia do të aplikojë mbylljen për 17 ditë, duke përfshirë këtu si masa, qëndrimin në shtëpi dhe mbylljen e shkollave e disa bizneseve, për të parandaluar përhapjen e virusit edhe më tutje.

/GazetaSinjali/