image Turqia arreston 100 pjesëtarë të Shtetit Islamik

Botë

Turqia arreston 100 pjesëtarë të Shtetit Islamik

news image

Shefi i policisë turke, Mehmet Aktas tha sot se 100 persona janë arrestuar gjatë bastisjeve të bëra kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik, të cilët thuhet se po planifikonin sulm.

Aktas tha se të dyshuarit u arrestuan gjatë 26 bastisjeve të kryera në 21 provinca.

Ata raportohet se po përgatiteshin për një sulm të mundshëm që do të përkonte me festimet në lidhje me 96-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

Turqia rriti sigurinë pas vdekjes së liderit të ISIS-it Abu Bakr Al-Baghdadi në një sulm ushtarak amerikan në Siri.

Policia arrestoi 20 shtetas të huaj të dyshuar si të lidhur me ISIS në një kontroll në Ankara të hënën./Gazeta Sinjali/