image Turqia anulon fluturimet drejt Italisë dhe dy shteteve tjera

Botë

Turqia anulon fluturimet drejt Italisë dhe dy shteteve tjera

news image

Duke nisur prej mbrëmjes së të shtunës, Turqia vendosi të anulojë fluturimet e pasagjerëve me Italinë, Irakun dhe Korenë e Jugut.

Lajmin e dha ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca.

Nëpërmjet një njoftimit në Twitter ai u shpreh se anulohen fluturimet drejt këtyre vendeve, por nuk dha afate se sa do të qëndrojë kjo masë.

Kujtojmë se në Itali ka shkuar në mbi 1049 persona numri i të prekurve nga koronavirusi. /Gazeta Sinjali/