image Turqi: Zëdhënësi i Erdoganit infektohet nga COVID-19

Evropë

Turqi: Zëdhënësi i Erdoganit infektohet nga COVID-19

news image

Zëdhënësi dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Ibrahim Kalin, tha se është infektuar me COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.

Kalin përmes një postimi në Twitter tha se është në fazat e fundit të trajtimit të tij për COVID-19.

Ai tha se kishte vetëm simptoma të lehta duke u shprehur se “Jam mjaft mirë për momentin, falë Zotit”.

Kalin u bë zyrtari i dytë i lartë i qeverisë turke që u infektua me COVID-19.

Më herët gjatë ditës, Ministri i Brendshëm, Suleiman Soilou, gjithashtu tha në Twitter se ishte infektuar së bashku me gruan dhe vajzën e tij.

Ministria turke e Shëndetësisë dje njoftoi se në 24 orët e kaluara kishte regjistruar 2 mijë e 213 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 375,367, kurse 75 pacientë humbën jetën.

/Gazeta Sinjali/