image Turqi: Lëshohen 101 fletarrestime ndaj personave të dyshuar për terrorizëm

Evropë

Turqi: Lëshohen 101 fletarrestime ndaj personave të dyshuar për terrorizëm

news image

Autoritetet turke kanë lëshuar fletarrestime për 101 persona, duke përfshirë avokatë dhe mjekë, si pjesë e hetimeve që ato i cilësojnë si të lidhura me terrorizmin, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke, të cilat theksojnë se forcat e sigurisë e kanë nisur operacionin nga provinca juglindore, Diarbakir, duke i kërkuar personat e dyshuar në katër qytete dhe gjithsej 106 adresa banimi.

Sipas tyre, 74 persona të dyshuar tashmë janë arrestuar, ndërsa besohet se të dyshuarit janë të lidhur me Kongresin e Shoqërisë Demokratike, që cilësohet si degë legjislative të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila në Turqi konsiderohet si grup i ndaluar me ligj. /Gazeta Sinjali/