image Turqi: Digjet xhamia historike

Evropë

Turqi: Digjet xhamia historike

news image

Është përfshirë nga flakët sot xhamia historike në Stamboll, transmeton Gazeta Sinjali.

Mediat turke shkruajnë se xhamia Vanikoy gjendet në pjesën aziatike të Stambollit.

Zjarrfikësit u munduan të parandalojnë që zjarri të arrinte në një pyll prapa xhamisë dhe shtëpitë afër saj, teksa raportohet se vetë xhamia ka marrë dëmtime të rënda.

Xhamia ka strukturë prej druri, me një minare. Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur.

Xhamia u ndërtua në vitin 1670 nga Vani Mehmet Efendi. Me vetëm një minare dhe një ballkon minareje, xhamia drejtkëndëshe ishte bërë kryesisht nga druri. /Gazeta Sinjali/