Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me deklaratën e sotme të tij, ku tha se protesta e veteranëve është organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Sipas Çitakut kjo deklaratë e ministrit është skandaloze e mjerim.
“Skandaloze deklarata e Ministrit Xhelal Zvecla. Ministër, je aty me e mbrojtë rendin, ligjin, Kushtetutën. Jo me i sulmu mediat. Jo me e cënu fjalën e lirë. Po sillesh si Komisar. E për gjuhën kundër veteranëve, spo flas. Turp dhe mjerim”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.