image Kush është serbi nga Prishtina që po i organizon protestat kundër Vuçiqit?

Rajon

Kush është serbi nga Prishtina që po i organizon protestat kundër Vuçiqit?

news image

Sot, janë organizuar protesta gjithandej në Serbi kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit.

Vuçiq ka akuzuar njërin prej organizatorëve të protestave Savo Manojloviq të cilin e ka lidhur me Fondacionin Rockfeller nga i cili sipas tij Manojloviq merr para.

Aktivisti, Savo Manojloviq thotë që do ta shfuqizoj ligjin për referendumin, pasi që sapo e ka nënshkruar.

“Serbinë nuk do ta udhëheq as Manojloviq e as Rockfelleri pa i fituar zgjedhjet”, ka thënë Vuçiq me ironi.

“Të gjithë jemi këtu për shkak të flamujve të Republikës së Serbisë”, thekson Manojloviq për Danas.

E Savo Manojloviq, i cili po akuzohet nga Vuçiq ka mohuar se Fondacioni Rockfeller është duke e financuar organizimin e protestave.

Manojloviq që është i lindur në Prishtinë në vitin 1986 dhe i shkolluar në Harvard, ka thënë se këtë po e bëjnë qytetarët atje. Manojloviq nuk ka përjashtuar që një projekt kundër ndotjes në të cilin është i përfshirë ai të jetë financuar nga Rockfellerët.

Protestuesit po kërkojnë nga Vuçiq që te shfuqizojë ligjin për referendumin në Serbi që e ka nënshkruar së voni dhe ligjin për eksproprijim të pronës me të cilin u mundësohet një kompanisë multinacionale anglo australiane Rio Tinto që të hapë minierën e litiumit në Serbi, për çka organizatat ambientaliste që veprojnë në Serbi dhe ekspertët atje janë duke kundërshtuar me arsyetimin se në Serbi po shkatërrohet ambienti.

Kërkohet që të dalin 50 për qind e qytetarëve në referendum që ai të jetë valid. Vuçiq ka mohuar që këto ndryshime po bëhen për t’i mundësuar kompanisë së minierave që të nisë punën me vullnetin e popullit. 

Zyrtarët serbë kanë thënë se për apo kundër kësaj kompanie qytetarët serbë do të shprehen në referendum. Por, kjo ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në Serbi pasi me ligjin e ri për referendumin ka ndryshuar censusi.

Pikërisht referendumi dhe ligji për eksproprijim që lidhet me minierën e litiumit, ka nxitur protesta masive në mbi 30 qytete në Serbi ku janë bllokuar korridore të rëndësishme rrugore./GazetaSinjali/