image Turneu i Wimbledonit shumë afër anulimit

Sporte Luftarake

Koronavirusi/ Turneu i Wimbledonit shumë afër anulimit

news image

Drejtuesit e turneut prestigjioz të tenisit në Uimbëlldon po monitorojnë me kujdes krizën shëndetësore që kërcënon botën përmes pandemisë së koronavirusit, dhe mes opsioneve më reale, është anulimi i edicionit të këtij viti.

Championship në tokën angleze do të zhvillohet nga 29 Qershori në 12 Korrik dhe për momentin Shoqata e “All England Lawn Tennis Club” që zotëron të drejta, ende nuk ka dalë me një vendim zyrtar.

Por përballë pasigurisë që ka kapluar thuajse të gjitha disiplinat sportive, zëdhënësja e turneut multimilionësh të tenisit, pranoi se do të jetë së pari në fokus shëndeti. Praktikisht nëse alarmi vazhdon, Uimbëlldon do të jetë një mirazh këtë vit.

Uimbëlldon është turneu i vetëm i kategorisë grand Slem që luhet në bar dhe për më shumë se 140 vjet histori të lavdishme, asnjëherë nuk është anuluar në kohë paqeje. Së fundmi në tenis, është prekur nga koronavirusi edhe një sportist elitar si Bernard Tomic, australiani 27 vjeçar që më shumë ka spikatur për bëmat e tij jashtë fushës, sesa për rezultatet e marra.