Një turist ka thënë se gjatë pushimeve në Tajlandë, nga tualeti i tij u shfaq një hardhucë.
Sipas fotografive të publikuara zvarraniku del përmes tubacionit të tualetit, përpara se të nxirrte gjithë trupin jashtë.
Jason Kingman nga Gravesend, Kent, u tmerrua kur e gjeti atë më 21 janar, madje sipas tij kjo ishte “gjëja më e çuditshme” që kishe gjetur ndonjëherë në tualet.
Kjo krijesë, sipas çiftit, qëndroi tre minuta duke i ngulur sytë pastaj u kthye dhe u zhduk, shkruan Metro.co.uk.